LG G6 do të bëhet me 3D për skanimin e fytyrës

Mobile

LG G6 do të bëhet me 3D për skanimin e fytyrës

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:25
Telefoni LG G6

Telefoni LG G6, i cili ishte lansuar zyrtarisht kohë më parë, kur është në pyetje funksioni i sigurisë, ai ka arritur me skanerin për leximin e gishtërinjve.

Por, duket se telefoni do të ketë edhe një funksion të sigurisë në formën e skanimit 3D të fytyrës.

The Investor pohon se ky funksion do të jetë i qasshëm prej qershorit përmes azhurnimit të softuerit.

Sipas raportit, LG po punon në zgjedhjen për njohjen e fytyrës, të cilën e ka krijuar kompania Oez, ndërsa po ashtu thuhet se pas disa testimeve është vendosur që softueri i kësaj kompanie do të jetë në telefonin LG G6 në formën e përditësimit softuerik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat