Funksioni Dropbox për skanimin e dokumenteve arrin edhe në Android

Mobile

Funksioni Dropbox për skanimin e dokumenteve arrin edhe në Android

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:31
Android

Problemi me zhvillimin e platformave të ndryshme ndikon zakonisht te zhvilluesit që të fokusohen në njërën anë para se të drejtohen në anën tjetër.

Kjo zakonisht rezulton me atë që aplikacioni fiton funksione të reja në një platformë, andaj ato vijnë më vonë.

Kështu është rasti edhe me funksionin Dropbox të skanimit të dokumenteve, e cila përfundimisht ka arritur në Android.

“Aplikacioni ynë Dropbox për mobil në Android ka funksionin e ri, i cili do të lehtësojë punën me të. Skaneri i dokumenteve – njëra nga funksionet më të popullarizuara në aplikacionet iOS  – tash mundësojnë që të skanoni dokumentet e shtypura ose ato me shkrim drejt nga telefoni juaj”, thonë nga Dropbox.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat