Telefonat Honor 8 Pro vijnë me aplikacionin Quik - GoPro

Mobile

Telefonat Honor 8 Pro vijnë me aplikacionin Quik - GoPro

Më: 18 prill 2017 Në ora: 18:08
Honor 8 Pro

Në kuadër të bashkëpunimit me kompaninë GoPro, aplikacioni i kompanisë Quik për montimin e video-xhirimeve do të instalohet edhe në telefonin e ri Honor 8 Pro.

Aplikacioni Quik në mënyrë perfekte përshtatet me galerinë e fotografive në telefonin Honor 8 Pro, i cili punon me sistemin operativ EMUI 5.1.

Honor 8 Pro ka ekran Quad HD me madhësi 5,7 inç, çip-set Kirin 960 me tetë bërthamë dhe procesor të grafikës Mali-G71 me mbështetje Vulkan API, si dhe bateri 4000mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat