LG X Power 2 me bateri 4500mAh arrin këtë verë

Mobile

LG X Power 2 me bateri 4500mAh arrin këtë verë

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:48
LG X Power 2

Vitin e kaluar, LG prezantoi telefonin e mençur X Power me bateri 4100mAh dhe çmim relativisht të ulët.

Kësaj vere, kompania sjell modelin e ri me emrin LG X Power 2, i cili do të ketë ekran më të madh, procesor më të shpejtë dhe bateri.

LG X Power 2 arrin me karakteristika nga segmenti i mesëm dhe ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1280 x 720p, procesor me tetë bërthama 1.5 GHz MediaTek MT6750, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe kartelë microSD. Kamera kryesore ka 13MP, ndërsa ajo për selfi 5MP dhe softuer Android 7.0 Nougat.

LG X Power 2 nga muaji qershor do të gjendet në Korenë Jugore, me çmim prej  265 dollarësh, ndërsa më vonë edhe në tregun e Evropës, Amerikës dhe Azisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat