Meizu lanson zyrtarisht modelin E2

Mobile

Meizu lanson zyrtarisht modelin E2

Më: 28 prill 2017 Në ora: 07:03
Meizu E2

Meizu E2 tani është bërë zyrtar dhe vjen i pajisur me ekranin prej 5.5 inç që ka rezolucionin full HD prej 1920×1080 pikselë.

E2 është i fuqizuar nga procesori Helio P20 dhe vjen me RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB, në modelin standard. Modeli tjetër ka RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64GB.

Specifikat tjera të Meizu E2 përfshijnë kamerën frontale prej 8MP dhe kamerën e pasme me 13MP dhe blic Four LED.

Bateria e telefonit ka kapacitet prej 3400 mA me mbushës të shpejtë përderisa pajisja posedon poashtu hapësirën për kartelën SIM dhe sensorin e gishtërinjëve.

Çmimi fillestar është 189 dollarë për modelin bazik ndërsa modeli me 4GB RAM vjen për 232 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat