Huawei Nova 2 arrin më 26 maj?

Mobile

Huawei Nova 2 arrin më 26 maj?

Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:36
Huawei Nova 2

Telefoni Huawei Nova 2 kohë më parë është certifikuar nga ana e TENAA në Kinë. Duke iu falënderuara fotografive të publikuara në faqe, tashmë e dimë se si do të duket pajisja.

Tash e dimë edhe kur telefoni do të publikohet, duke iu falënderuar materialit që ka rrjedhë, i cili sugjeron për publikimin e telefonit.

Bazuar në atë se çfarë është shkruar në fotografi, Nova 2 do të prezantohet më 26 maj, edhe pse informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e kompanisë Huawei. E njëjta datë është përmendur edhe më herët nga faqja Weibo, ashtu që ky termin duket si opsion i sigurt.

Sipas Weibo, Huawei Nova 2 është model i segmentit të mesëm, me dy kamera nga pas me 12MP, ndërsa telefoni do të ketë çip-set Snapdragon 660. Fotografitë nga certifikata e TENAA sugjerojnë se telefoni do të ketë kornizë prej metali në kuadër të opsionit Rose Gold dhe sensor për gishtërinj nga mbrapa. Pjesa tjetër e specifikave pritet të bëhet e ditur së shpejti.

Pritet që krahas Nova 2, Huawei do të publikojë edhe modelin Nova 2 Plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat