HTC U 11 me funksione avancuese të xhirimit

Mobile

HTC U 11 me funksione avancuese të xhirimit

Më: 12 maj 2017 Në ora: 17:17
HTC U 11

HTC do të prezantojë zyrtarisht telefonin e ri HTC U 11 javën e ardhshme.

Kompania e Tajvanit dëshiron të mbajë interesimin e përdoruesve me pajisje gjithë kohën dhe njësia për Amerikë paralajmëroi përmes Twitter ardhjen e telefonit të ri.

HTC konfirmon se HTC U 11 do të jetë në gjendje për 360 shkallë të xhirimit të jetës reale.

Natyrisht, këtu mund të thuhet se bëhet fjalë për xhirimin e videos në 360 shkallë përmes kamerës kryesore. Tashmë dihet se HTC U 11 do të ketë kamerë kryesore prej 12 MP.

Ndryshe, kohë më parë @LlabTooFeR kishte publikuar në Twitter se HTC U 11 nuk do të ketë hyrjen 3.5 mm, por në vend të kësaj do të ofrojë adapterin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat