HTC 11, telefon inovativ me ngjeshje

Mobile

HTC 11, telefon inovativ me ngjeshje

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:25
HTC 11

Kompania HTC gjithnjë ka ditur të sjellë risi me telefonat e saj.

HTC kishte prodhuar telefonin e parë Android, telefonin e parë 4G e telefonin e parë Windows Phone.

Ndërsa tani me modelin e ri të quajtur HTC 11, kjo kompani ka krijuar që ky telefon edhe mund të ‘ngjishet’ si një shishe keqapi.

Në anët e telefonit janë disa sensorë të cilët u përgjigjen komandave të ndryshme. Ky gjest ofron një sërë komandash si hapje aplikacionesh deri tek hapja e kamerës selfie.

Një ngjeshje e shpejtë kalon nga kamera para në atë të pasme, ndërsa një ngjeshje e vazhdueshme kap disa imazhe njëherazi.

Telefoni ka ekran 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440. Fuqia e tij vjen nga procesori Snapdragon 835 me Android 7.1 dhe bateri 3,000 mAh.

Çmimi i këtij smartfoni pritet të sillet rreth 650 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat