Rrjedh fotografia e parë e telefonit Moto Z2

Mobile

Rrjedh fotografia e parë e telefonit Moto Z2

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:22
Moto Z2

Pasi kemi parë fotografitë dhe informacionet për Z2 Play dhe Z2 Force, është natyrale të pritet që Lenovo po përgatit edhe pasuesin e telefonit aktual premium Moto Z.

Fotografia më e re që ka rrjedhë në internet sugjeron për ardhjen e modelit të ardhshëm Moto Z2. Telefoni duket i ngjashëm me Z2 Play, fotografitë e të cilit kanë rrjedhë në fund të muajit të kaluar. Edhe pse nuk është e dukshme, pritet që Moto Z2 do të ketë pjesën e pasme të ngjashme me Z2 Play dhe Z2 Force.

Përveç fotografisë, detaje tjera lidhur me Moto Z2 nuk ka dhe pritet që Lenovo së shpejti do të lansojë linjën e freskuar të telefonave Z.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat