Çipi Snapdragon 835 vjen në telefonin OnePlus 5

Mobile

Çipi Snapdragon 835 vjen në telefonin OnePlus 5

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:23
OnePlus 5

Deri më tash është konfirmuar se telefoni OnePlus 5 vjen kësaj vere. Pete Lau, CEO i kompanisë OnePlus, deri më tash ka publikuar një reklamë të pajisjes, por nuk ka pasur informacione zyrtare për karakteristikat e telefonit.

Gjërat kanë ndryshuar dhe duket se OnePlus është i gatshëm të nisë kampanjën e reklamave për telefonin e ardhshëm premium. 

Publikimi i parë zyrtar që i përket telefonit OnePlus është këtu dhe kjo nuk paraqet kurrfarë befasie, pasi është konfirmuar se telefoni do të ketë çipin Qualcomm Snapdragon 835. 

Kjo nuk paraqet befasi, pasi një gjë e tillë vetëm se është pritur, bazuar në informacione të shumta që kanë rrjedhur për telefonin. 

Po ashtu, OnePlus tashmë e ka bërë tradicionale që për telefonat e vet premium të përdorë çipat më të ri Qualcomm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat