Shënon rritje shitja e telefonave të mençur

Mobile

Shënon rritje shitja e telefonave të mençur

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Kompania analitike Gartner ka publikuar rezultatet për tremujorin e parë të këtij viti që kanë të bëjnë me shitjen e telefonave të mençur.

Në këtë periudhë kohore janë shitur gjithsej 380 milionë telefona të mençur, që paraqet ngritje prej 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitues absolut të këtij tremujori janë prodhuesit kinezë të telefonave me rritje të shitjes prej 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 dhe aktualisht mbajnë 23,9% të tregut të pajisjeve të shitura. Huawei (9%), Oppo (8.1%) dhe Vivo (6.8) janë renditur në pozitat tre, katër dhe pesë, menjëherë pas liderëve “të përjetshëm” Samsung dhe Apple.

Samsung ende mban vendin e parë  dhe në tremujorin e parë të këtij viti ka shitur mbi 80 milionë pajisje, që i ka siguruar pjesën e tregut prej 20.7%. Apple renditet e dyta me më pak se 52 milionë iPhone të shitur, duke i siguruar pjesën e tregut prej 13.7%. Por, të dyja kompanitë kanë shënuar rënie në nivel vjetor, Samsung prej 3.1% dhe Apple 1.1%.

Android prin në mesin e sistemeve operative me 86.1% të tregut botëror, pasuar nga iOS i Apple me 13.7%. Të gjithë të tjerët janë të pranishëm në një nivel tepër të ulët prej 0.2%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat