Cili shtet ka internetin më të shpejtë për mobil?

Mobile

Cili shtet ka internetin më të shpejtë për mobil?

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 20:19
ilustrim

?Sipas raportit më të ri për lidhjen me internet nga ana e kompanisë Akamai, kur është fjala për shpejtësinë e internetit në mobil, në vendin e parë në botë është Britania e Madhe me 26 Mbps.

Pas Britanisë së Madhe renditen Gjermania (24,1 Mbps), Finlanda (21,6 Mbps), Franca (17,4 Mbps), Norvegjia (17,3 Mbps), Danimarka (16,6 Mbps), Belgjika (16,2 Mbps), Rumania (15,9 Mbps), Australia (15,7 Mbps) dhe Japonia (15,6 Mbps). Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin 28 me 10,7 Mbps.

Pritet qe implementimi i teknologjisë 5G, e cila është duke u testuar, në vitet e ardhshme do të ketë shpejtësi edhe më të madhe të internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat