Rreth 26% e pronarëve të iPhone planifikojnë të blejnë iPhone 8

Mobile

Rreth 26% e pronarëve të iPhone planifikojnë të blejnë iPhone 8

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 19:50
ilustrim

Kompania Branding Brand, e cila merret me krijimin e aplikacioneve në mobil dhe faqeve të internetit për klientë afaristë njoftoi se rreth 26% e pronarëve aktual të iPhone në SHBA planifikojnë të blejnë modelin e ri iPhone 8,.

Rreth 14%  e të anketuarve planifikojnë të blejnë njërin nga pajisjet iPhone të serisë 7 dhe 12% planifikojnë të blejnë ndonjë nga modelet e iPhone 6.

Rreth 2% e të anketuarve planifikojnë të ndërrojnë platformën duke kaluar në sistemin operativ Android, derisa 1% planifikon të blejë iPhone SE.

Sa i përket të vetë platformës, rreth 44% e përdoruesve amerikanë të pajisjeve iPhone dëshirojnë përmirësim në sistemin operativ iOS, derisa një e katërta e të anketuarve dëshirojnë përmirësime në dizajnin e vetë pajisjeve iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat