Galaxy C10 do të ketë 6 GB RAM

Mobile

Galaxy C10 do të ketë 6 GB RAM

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:37
Samsung

Galaxy C10 do të jetë telefoni i parë i Samsungut me dy kamera në anën e pasme dhe në treg pritet të dalë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Burime kineze kanë bërë të ditur se pajisja do të ketë procesor Qualcomm SoC – Snapdragon 660 dhe 6 GB RAM, si dhe ekran 6 inç me rezolucion FHD.

Po sipas këtyre burimeve, ka mundësi që nëse brenda një kohe të caktuar nuk arrihet të prodhohen në sasi të mjaftueshme çipat Snapdragon, një pjesë e telefonave Galaxy C10 të kenë çipin me 6 bërthama SoC –Exynos 7872. Por, një gjë e tillë do të dihet saktë pas prezantimit zyrtar.

Galaxy C10 do të ketë bateri me kapacitet 4.000 mAh dhe dy versione të hapësirës së memories – me 64 GB dhe 128 GB.

Në treg pritet të dalë më së voni deri kah fundi i korrikut me çmim prej rreth 515 dollarësh për modelin  64 GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat