Lenovo prezantoi Moto E4 Plus me bateri 5,000 mAh dhe kosto 179 dollar

Mobile

Lenovo prezantoi Moto E4 Plus me bateri 5,000 mAh dhe kosto 179 dollar

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 06:49
Lenovo

Lenovo prezantoi zyrtarisht modelet e reja fillestare të serisë Moto: E4 he E4 Plus. Dy telefonët janë edhe më bazikë e më buxhetorë sesa Moto G5 dhe G5 Plus.

Janë dy produkte të cilat mund ti shihni si telefonë të dorë së dytë për të cilët nuk keni pse të shqetësohehi shumë. E4 Plus vjen me një bateri 5,000 mah dhe ekran 5.5 inç HD.

Kompania thotë se bateria e tij jeton për të paktën dy ditë pa asnjë ngarkim të vetëm. Gjithashtu ka një kamër të pasme 13 megapiksel dhe frontale 5 megapikselm me një procesorë katër bërthamësh.

Modeli më i vogël, Moto E4, ka ekran vetëm 5 inç e bateri 2,800 mAh. Kamera e pasme është 8 megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. E4 ofron në dy ngjyra, gri dhe artë ndërsa E4 Plus ka një ngjyrë shtesë: blu.

Telefonët vinë me Android Nougat dhe do të shitet në disa shtete për 129 dollar dhe 179 dollar respektivisht. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat