Merret vesh dizajni i iPhone 8

Mobile

Merret vesh dizajni i iPhone 8

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 12:19
iPhone

Kohëve të fundit është folur mjaft shumë rreth iPhone 8 të ri dhe tani duket sikur mund të kemi një pamje të panelit të përparmë dhe të pasmë të telefonit më të famshëm në botë.

Apple pritet të lansojë modelin e ri të telefonit të saj – iPhone 8 me një dizajn krejtësisht të ri mbi modelet ekzistuese dhe foto e mësipërme e tregon qartë këtë.

Apple do të shënojë 10 vjetorin e iPhone me lansimin e iPhone 8 të tyre, ne presim të shohim tre modele dhe variante të reja të iPhone 8 këtë vit. Më parë është thënë se iPhone i ri do të vijë me trupin prej qelqi dhe një kornizën anësore prej çeliku, dhe pamja në foto duket e saktë.

Pamja e mësipërme tregon qartë kamerën e pasme të dyfishtë që është thënë se do të vijë në iPhone këtë vit dhe gjithashtu tregon se telefoni i ri i Apple do të vijë pothuajse pa korniza fare. Por ky është një ndryshim i rëndësishëm nga ekrani i iPhone 7 që mund të shihet në foto më poshtë.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat