Zbulohen specifikat e telefonit të ri nga Sony

Mobile

Zbulohen specifikat e telefonit të ri nga Sony

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:35
Ilustrim

Disa ditë pasi është shfaqur në uebsajtin zyrtar të një shitësi polak, Sony G8441 është shfaqur në uebsajtin e njohur AnTuTu, i cili ka zbuluar disa nga specifikat kryesore të tij.

Sipas AnTuTu, smartfoni i ri i Sonyt do të vijë me ekran prej 720 pikselë, procesor Snapdragon 835 SoC, grafikën Adreno 540, kombinim të kamerave 8 MP/ 8 MP, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe do të punojë me sistemin Android O.

Duhet të kemi parasysh se ky uebsajt jo gjithherë ia qëllon disa detajeve në lidhje me pajisjet e reja që priten të lansohen.

Sa i përket çmimit, sipas shitësit polak, Sony G8441 do të kushtojë rreth 650 euro.

Nuk ka informacione se kur do të jetë në dispozicion ky smartfon i ri i Sonyt, por pritet që ai të zbulohet në konferencë IFA të kompanisë e cila do të mbahet më 31 gusht në Berlin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat