Siri, asistenti më i popullarizuar për pajisjet mobile

Mobile

Siri, asistenti më i popullarizuar për pajisjet mobile

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:53
Siri

Një hulumtim i kryer nga kompania Verto Analytics tregon se Siri dukshëm është asistenti më i popullarizuar në Amerikë.

Studimi tregon se Siri ka 41,4 milionë përdorues mujor, prej gjithsej 71 milionë përdoruesve, të cilët përdorin asistentët virtualë.

Por, sipas analizave duket se popullariteti i asistentit virtual Siri është në rënie. Studimi tregon se ndërmjet majit 2016 dhe majit 2017, Siri ka humbur 7,3 milionë përdorues mujor.

Siri nuk është i vetmi në humbje, pasi që edhe S Voice i Samsungut ka humbur përdoruesit.

Verto Analytics sugjeron se popullariteti i prodhimeve të pavarura, siç janë Google Home dhe Amazon Echo, mund të jenë shkak i rënies së popullaritetit të asistentit virtual Siri. Apple pritet më vonë gjatë këtij viti të prezantojë HomePod, i cili do të garojë në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat