Kjo është Nokia 8 në shkëlqim të plotë

Mobile

Kjo është Nokia 8 në shkëlqim të plotë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 15:05
Nokia 8

Telefoni Nokia 8 do të prezantohet së shpejti në treg. Më herët është thënë se telefoni do të publikohet më 31 korrik, por tash janë paraqitur press renderët, të cilët na i sjell Evan Blass, i njohur si @evleaks.

Siç ishte sugjeruar edhe më herët, ky do të jetë telefon premium i kompanisë HMD Global për këtë vit.

Nokia 8 arrin me ekran 5.3 inç QHD me rezolucion 2560 x 1440piksel, procesor Snapdragon 835 dhe 4GB ose 6GB RAM varësisht nga versioni. Megjithatë, disa përmendin se modeli 4GB nuk do të publikohet.

Sipas renderëve, në pjesën e pasme të telefonit Nokia 8 gjendet sistemi me dy kamera të brendit Zeiss. Secila prej tyre ka rezolucionin e sensorit prej 13MP, ndërsa telefoni përdor sistem operativ Android 7.1.1 Nougat.

Çmimi i telefonit Nokia 8 pritet të jetë rreth 600 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat