“Samsung” konfirmon datën e debutimit të “Note 8-ës”

Mobile

“Samsung” konfirmon datën e debutimit të “Note 8-ës”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Të gjithë e dimë se Galaxy Note 8 po vjen… Samsung tha në fillim të vitit se Note 8 do të jetë padyshim pjesë e portofolit të produkteve të kompanisë për këtë vit.

Debutimi i Note 8-ës ka qenë gjithnjë një vendim taktik. Prezantimi i tij shumë herë do të linte hapësirë vëmendjes së publikut për iPhone 8-ën. Nëse shtyhej më vonë, Tim Cook dhe produkti i tij do të dominonin botën.

Shefi i Samsung Mobile Dj Koh gjatë një konference me gazetarët në Tajvan konfirmoi se Note 8 do të debutojë në fund të Gushtit dhe do të shitet gjatë Shtatorit raportoi Sammobile.

Koh tha se shitja do të bëhet në faza ku e para fillon në Shtator dhe e dyta në Tetor. Fundi i Gushtit përkon me evenimentin e spekuluar të 23 Gushtit në Nju York shkruan PCWorld Albanian.

Ndërsa Note 8 nuk do të tundojë asnjë prej besimtarëve të Cook, ata që janë në mëdyshje për telefonin më të mirë pritet të bëjnë edhe zgjedhjen më interesante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat