Amazon ndërpret shitjen e telefonave Blu, për shkaqe sigurie

Mobile

Amazon ndërpret shitjen e telefonave Blu, për shkaqe sigurie

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:44
Gjiganti i blerjeve pezulloi shitjet e telefonave për shkak të dyshimeve për shkelje në privatësinë e përdoruesve si dhe për shqetësimet e tjera që lidhen me sigurinë.

Amazon ka njoftuar se ka ndaluar shitjen e telefonave të mençur mobil nga prodhuesi Blue. Gjiganti i blerjeve pezulloi shitjet e telefonave për shkak të dyshimeve për shkelje në privatësinë e përdoruesve si dhe për shqetësimet e tjera që lidhen me sigurinë.

Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Cnet, thuhet se pajisjet e Blu u dyshuan për mbledhjen e të dhënave të klientëve, për tu dërguar në disa serverë në Kinë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur me telefonat e Blu. Vitin e kaluar një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me pajisje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat