Xiaomi, ky është telefoni i ri me ekranin pa korniza

Mobile

Xiaomi, ky është telefoni i ri me ekranin pa korniza

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 08:39
Xiaomi

Menjëherë pas shfaqjes së disa dizajneve të Xiaomi Mi Mix 2, pajisja shpërtheu përsëri, dhe këtë herë në një pamje të gjallë. Fotografia e re e publikuar online tregon pjesën e përparme të telefonit, duke zbuluar dizajnin “pa korniza” dhe lavdinë e tij të plotë.

Ndërsa tashmë është konfirmuar se Mi Mix 2 do të mundësohet nga Snapdragon 835, detajet e tjera kyçe janë thashetheme aktualisht, duke përfshirë ekranin AMOLED me përmasën prej 6.2 inç 2.960×1.440 piksel, 6GB RAM dhe një bateri prej 4,400 ose 4,500mAh.

CEO i Xiaomi kohët e fundit konfirmoi se pajisja ka hyrë në prodhimin masiv. Jo vetëm kaq, ai gjithashtu ndan disa fotografi të paketimit me pakicë. Mi Mix 2 do të zbulohet më 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat