Dështon shitja e telefonit Essential

Mobile

Dështon shitja e telefonit Essential

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 14:57
Essential PH-1

Pas një periudhe të gjatë shtyrjeje, telefoni Essential PH-1 përfundimisht ka dalë në shitje, por raportet e para të shitjes nuk janë inkurajuese.

Sipas firmës për kërkime, BayStreet, kompania Ansy Rubin nuk ka debutim të mirë në SHBA, ku telefoni është ofruar për herë të parë.

Sipas raportit, janë shitur gjithsej 5000 modele të Essential Phone. Kjo shifër është dukshëm më larg nga ajo që pritej.

Essential Phone është ekskluzivisht për Sprint në Amerikë, derisa modeli mund të blihet përmes Best Buy dhe shitoreve online Essential, me çmim prej 700 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat