Huawei prezanton telefonin Honor 7X

Mobile

Huawei prezanton telefonin Honor 7X

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 19:21
Honor 7X

Pas telefonit premium me skaje të holla, ka ardhur koha që Huawei të sjellë dhe pajisje nga segmenti i mesëm.

Huawei Honor 7X ka ekran 5.93 inç Full HD+ (2160 x 1080p) me skaje minimale.

Telefoni posedon procesor Kirin 659 procesor me MaliT830-MP2 GPU. Aty janë i 4GB RAM dhe opsioni me 32GB/64GB/128GB hapësirë për ruajtje përmes kartelës microSD.

Honor 7X ka dy kamera të pasme 16MP + 2MP, si dhe kamerë për selfi 8MP. Pajisja ka bateri 3340mAh.

Ai vjen në variante Gold, Aurora Blue dhe Black, me çmim prej rreth 200 dollarësh për modelin bazë dhe rreth 300 dollarë për versionin 128GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat