Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835 - Bota Sot
Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835

Mobile

E hënë, 18 dhjetor 2017

Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:28
Nokia 9

Gjithashtu mund të shikoni lehtësisht një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një portë USB-C e cila mund ti japë një tjetër goditje fatale kufjeve 3.5 mm tradicionale.

Në fillim të këtij viti HMD Global, kompania e cila ka licencën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia, prezantoi katër telefonë ku më afër perceptimit të një flagshipi Android ishte Nokia 8.

Ditën e sotme u publikua një foto e një tjetër telefoni të rangut të lartë, i cili besohet se është Nokia 9.

Fotoja u publikua nga @OnLeaks në Twitter dhe përmban një video 360 gradëshe të telefonit.

Ajo që bie menjëherë në sy është kapaku frontal por edhe i pasmë të cilët janë të hakuara, një kamerë e pasme me dy sensorë duke na lënë të kuptojmë se ky mund të jetë telefoni më i shtrenjtë Nokia i HMD.

Gjithashtu mund të shikoni lehtësisht një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një portë USB-C e cila mund ti japë një tjetër goditje fatale kufjeve 3.5 mm tradicionale.

Sa i takon specifikave të hardueri, OnLeaks sugjeron se Nokia 9 ka ekran 5.5 inç Quad HD AMOLED, Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64 ose 128GB memorje të brendshme.

Dimensionet e telefoni janë 140.9 mm x 72.9 mm x 7.5 mm. Çmimi dhe dalja në shitje janë enigmë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test