Microsoft heq mbështetjen për telefonat Lumia 640 dhe 640XL

Mobile

Microsoft heq mbështetjen për telefonat Lumia 640 dhe 640XL

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:05
Lumia 640 dhe 640 XL

Microsoft ka ndërprerë mbështetjen për modelet Lumia 640 dhe 640 XL.

Kompania nga Redmond ka publikuar listën e pajisjeve, të cilat edhe më tej mbështeten, ndërsa në mesin e tyre janë HP Elite x3, Lumia 550, Lumia 650, Lumia 950/950 XL, Alcatel IDOL 4S, Alcatel IDOL 4S Pro, Alcatel OneTouch Fierce XL dhe disa modele më pak të njohura, transmeton KosovaPress.

Mbetet të shihet edhe sa telefona Lumia do të vazhdojnë të mbështeten, pasi pritet që Microsoft të ndërpresë mbështetjen për të gjitha modelet në ndonjë moment. Madje, është e mundur që ky do të jetë azhurnimi i fundit për pajisjet aktuale 10 Mobile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat