Huawei planifikon telefon të palosshëm

Mobile

Huawei planifikon telefon të palosshëm

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 17:27
Huawei

Shefi i kompanisë Huawei, Richard Yu, ka zbuluar një detaj interesant në një intervistë për CNET.

Duket se Samsung dhe LG nuk janë kompanitë e vetme që janë duke punuar në telefonat e palosshëm dhe se ZTE Axon M i publikuar së fundi nuk do të jetë i vetmi edhe për një kohë të gjatë në këtë fushë.

Yu tha se Huawei tashmë po punon në prototipin e një pajisjeje të ngjashme. Kompania kineze telefonin e vet të palosshëm megjithatë nuk do ta prezantojë këtë vit. Telefoni pritet të debutojë gjatë vitit të ardhshëm, kur edhe pritet modeli Samsung Galaxy X.

“Kemi dy ekrane, por edhe më tej kemi pak hapësirë ndërmjet ekranit, gjë e cila nuk është mirë. Dëshirojmë ta largojmë këtë hapësirë”, tha  Yu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat