Telefoni HTC U prezantohet më 2 nëntor

Mobile

Telefoni HTC U prezantohet më 2 nëntor

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 18:09
Ilustrim

HTC ka zyrtarizuar “teaser” në Twitter, me të cilin paralajmëron ardhjen e telefonit të ardhshëm të kësaj kompanie.

Telefoni më i ri i kompanisë tajvaneze "U" pritet të prezantohet më 2 nëntor. Megjithatë, HTC sugjeron se “do të sjellë diçka të re për  #BrilliantU”. Më herët ishte thënë se modeli HTC U11 do të ketë ekran të përditësuar. Përmendet ekrani POLED 6 inç.

Pajisja ka bateri 4000mAh dhe mikrofona stereo. Specifikat tjera përfshijnë kamerë 12MP nga mbrapa dhe 8MP për selfi. Aty është dhe procesori Snapdragon 835 CPU, si dhe 4GB ose 6GB RAM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat