Samsung zbulon memorien GDDR6 me shpejtësi 16 Gbps

Mobile

Samsung zbulon memorien GDDR6 me shpejtësi 16 Gbps

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Samsung ka zbuluar modulet e reja të memories GDDR6, duke paraqitur një dokument të ri ku thuhet se kompania ka fituar 36 shpërblime për dizajn dhe risi në panairin CES 2018.

Kompania thekson se memoria e re paraqet DRAM-in më të shpejtë në treg, me konsumin më të ulët të energjisë.

Gjithashtu, memoria ofron shpejtësi deri në 16 Gbps dhe punon me mbushje 1.35V. Memoria aktuale GDDR5 përdoret zakonisht deri në 1.5V, me shpejtësi deri në 8 Gbps.

Samsung liston memorien si 16Gb, që do të thotë se memoria duhet të ofrojë kapacitet 2GB për modul.

Më shumë detaje të memories pritet të bëhen të ditura gjatë panairit CES 2018, ndërsa produktet e reja priten më vonë gjatë vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat