Problemet me iPhone X, Apple azhurnon softuerin - Bota Sot
Problemet me iPhone X, Apple azhurnon softuerin

Mobile

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Problemet me iPhone X, Apple azhurnon softuerin

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 12:40
ilustrim

Kompania Apple do të punojë në rregullimin e softuerit të telefonave të vet iPhone X, pas raportimeve se ekrani i tyre ka përgjigje negative ndaj kushteve të ftohta.

Aktualisht nuk ka kurrfarë informacione lidhur me vijën vertikale të gjelbër, e cila paraqitet në disa nga ekranet e këtij modeli, transmeton KosovaPress.

Përgjigjja vjen pasi që shumë përdorues lajmëruan parregullsi në ekran dhe njëri nga përdoruesit tha se iPhone i tij ka ndaluar së punuari tre sekonda gjatë temperaturës -2 Celsius.

Apple njoftoi se të gjitha pajisjet e iPhone mund të funksionojnë si duhet në temperatura prej 0 deri 35 gradë Celsius.

Kushtet e temperaturave mund të ndikojnë në sjelljen e pajisjes për të rregulluar temperaturën e tij.

Vitin e kaluar portali NetEase Inc kishte testuar gjashtë modele të ndryshme të telefonave, në mesin e të cilëve ishin iPhone 6, iPhone 6s, iPhone 5, Xiaomi dhe Huawei.

Gjatë testimit u konstatua se iPhone 6 ndalon punën i pari në temperaturën zero gradë Celsisus për gjithsej 29 minuta, derisa Huawei Mate 8 shpenzon më së shumti fuqi në këtë temperaturë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test