HTC U11 bëhet me Android 8.0 Oreo

Mobile

HTC U11 bëhet me Android 8.0 Oreo

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Android 8.0 vjen me funksionin Picture-in-Picture, e cila iu mundëson përdoruesve që të shikojnë video në telefon derisa kryejnë detyra tjera.

Versioni i telefonit HTC U11 është azhurnuar në sistemin e ri operativ Android 8.0 Oreo.

Azhurnimi ka 1.33 GB dhe HTC u propozon përdoruesve të saj që me rastin e azhurnimit të lidhet me rrjetin Wi-Fi dhe bateria e telefonit të jetë plotësisht e mbushur.

Android 8.0 vjen me funksionin Picture-in-Picture, e cila iu mundëson përdoruesve që të shikojnë video në telefon derisa kryejnë detyra tjera.

Përveç kësaj, vjen edhe emotikoni i ridizajnuar, ndryshime në Settings dhe ikona, të cilat mund të jenë të madhësive dhe formave të ndryshme varësisht telefonit.

Po ashtu në sistemin e ri vjen edhe azhurnimi për siguri i muajit nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat