Rrjedhin informacionet për Galaxy J2 Pro (2018) dhe Galaxy J5 Prime

Mobile

Rrjedhin informacionet për Galaxy J2 Pro (2018) dhe Galaxy J5 Prime

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:21
Galaxy J2 Pro

Samsung ka realizuar profit rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, duke iu falënderuar rritjes së interesimit të përdoruesve për pajisjet e tyre të kategorisë së mesme dhe të ulët.

Për t’iu përgjigjur tregut, Samsung ka nisur edhe prodhimin e dy telefonave, të cilët janë paraqitur në listën e ueb sajtit jugafrikan të Samsungut, Galaxy J2 Pro (2018) dhe Galaxy J5 Prime (2017).

Geekbench thekson se Galaxy J2 Pro do të ketë çip  Snapdragon 430 me procesor prej katër bërthamash, 1.5 GB RAM memorie dhe sistemin operativ Android Nougat 7.1.1.

Përveç telefonit të zakonshëm J2 Pro, në ueb sajtin e Samsungut në Afrikën e Jugut është paraqitur edhe SM-J250F, me mbështetje për dual SIM.

GFXBench ka paralajmëruar edhe një pajisje me emrin G571: burimet besojnë se është në pyetje J5 Prime (2017), pasi që modeli i kaluar ishte quajtur G570. Telefoni vjen me ekran 4.8 inç HD dhe çip Exynos 7570, 3 GB memorie të brendshme dhe 32 GB hapësirë për ruajtje.

Galaxy J5 Prime (2017) do të ketë kamerë prej 12 MP në anën e pasme  dhe kamerë për selfi prej 8 MP, e cila do të xhirojë në rezolucionin FullHD.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat