Rrjedhin fotografitë e telefonit Huawei Nova 3

Mobile

Rrjedhin fotografitë e telefonit Huawei Nova 3

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Huawei Nova 3

Huawei do të prezantojë pajisjen e segmentit të mesëm, i cili do të jetë pasues i telefonit Nova 2, me emrin Huawei Nova 3.

Pajisja sjell përmirësime të dukshme në krahasim me pararendësin e tij.

Sot kanë rrjedhë fotografitë nga Kina që tregojnë telefonin e paparalajmëruar Huawei Nova 3.

Bëhet fjalë për telefonin e mençur me procesor  Kirin 670, 3 ose 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme.

Pajisja do të ketë ekran 5.93 inç me rezolucion 2160 x 1080 piksel, sistem të ri operativ Android Oreo dhe bateri prej 3340 mAh.

Telefoni i mençur do të dalë në treg kah fundi i viti me çmim prej 450 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat