Publikohet varianti më i lirë i telefonit Xiaomi Mi Note 3

Mobile

Publikohet varianti më i lirë i telefonit Xiaomi Mi Note 3

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:25
Xiaomi Mi Note 3

Pas publikimit të Mi Note 3 në dy variante në shtator, kompania kineze tash ka publikuar variantin e ri Xiaomi Mi Note 3 me çmim të lirë, për të tërhequr sa më shumë përdorues potencialëm.

Pajisja vjen me memorie me 4 GB RAM në vend të 6 GB, derisa hapësira për ruajtje mbetet e njëjtë, me 64 GB.

Çmimi i telefonit do të jetë rreth 300 dollarë dhe do të jetë i pranishëm në treg më 23 nëntor, vetëm në variantin me ngjyrë të kaltër.

Përveç zvogëlimit të memories RAM, kjo pajisje nuk ka pësuar ndryshime tjera në krahasim me versionin origjinal të telefonit Mi Note 3 dhe sërish do të ketë procesor të njëjtë Snadragon 660 me ekran 5.5 inç me rezolucion 1080p LCD dhe kamerë të dyfishtë 12 MP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat