Teknologjia mikro-LED e Samsung debuton në panairin CES 2018

Mobile

Teknologjia mikro-LED e Samsung debuton në panairin CES 2018

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Samsung Electronics pritet të shfaqë televizorët e saj mikro-LED vitin e ardhshëm.

Mikro-LED konsiderohet të jetë një teknologji e gjeneratës së ardhshme. Me këtë linjë të re, Samsung planifikon të rrisë konkurrencën në fushën e teknologjisë, duke synuar segmentin premium të tregut, transmeton KosovaPress.

Ideja është që eksperienca e kinemasë shtëpiake të zbatohet në televizorë dhe Samsung do të shfaqë një model televiziv prej 150 inç.

Aktualisht, teknologjia tashmë është duke u përdorur në kinema. Mikro-LED tërheq shumë vëmendje si teknologjinë e ekranit të gjeneratës së ardhshme, me LCD (ekran kristal likuid) dhe teknologji OLED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat