Xiaomi largon Vivo nga top pesë prodhuesit në Kinë

Mobile

Xiaomi largon Vivo nga top pesë prodhuesit në Kinë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:24
Xiaomi

Xiaomi ka prezantuar së fundi në Kinë modelet e reja Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus.

Kompania kineze me këtë rast njoftoi se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka shitur gjithsej 27,6 milionë telefona, transmeton KosovaPress.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie, është shënuar rritje e shitjes prej 102,6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ndërkohë që  është dyfishuar përqindja e pjesëmarrjes në treg nga 3,7 në 7,4 për qind, duke larguar Vivo nga top 5 prodhuesit në Kinë.

Xiaomi tash ndodhet në mesin e pesë prodhuesve më të mëdhenj në 14 tregje, ndërsa në Indi renditet i pari. Një pjesë të mirë të tregjeve kompania i ruan edhe në Indonezi, Malajzi, Rusi, Egjipt dhe në katër vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat