Telefoni i ardhshëm Lenovo S5 do të ketë dizajn metal, ekran fullscreen, dy kamera të pasme dhe Face Unlock.
Modeli i ri do të arrijë më 20 mars dhe do të ketë bateri 6000mAh.
Po ashtu, sugjerohet se Lenovo S5 do të jetë më i mirë se Xiaomi Redmi Note 5, që do të thotë se mund të presim ekran 18:9.
Pajisja po ashtu do të ketë procesor Snapdragon 625, sistem me dy kamera me Portrait Mode dhe 4GB RAM. Lenovo S5 do të vijë në ngjyrën e kuqe.