“Fisnikët” dhe Hekuran Krasniqi sërish bashkë, së shpejti me projekt të ri

Muzikë

“Fisnikët” dhe Hekuran Krasniqi sërish bashkë, së shpejti me projekt të ri

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Agim Gërguri dhe Hekuran Krasniqi

Agim Gërguri dhe Hekuran Krasniqi, janë dy emra shumë të njohur dhe të dashur për të gjithë, kur bëhet fjalë për fushën e muzikës.

Këngët e Agimit dhe grupit “Fisniket”  kanë mbetur në mendjet e shumë adhuruesve të muzikës,  ku dihet që pas vetes ata kanë lënë një karrierë shumëvjeçare.

Prapa nuk mbesin as këngët e Hekuran Krasniqit.

Në një intervistë për Kp, dyshja tregon më shumë rreth bashkëpunimit që ata kanë bërë kohëve të fundit, dhe gjithashtu rreth karrierës së tyre si këngëtarë.

Krasniqi:  Teksti është çelësi i suksesit

"Kësaj here edhe unë kam qenë shumë i bindur për melodinë që ka pas kjo këngë, më tepër kur erdhi edhe Agimi  dhe e pashë si të kompletuar. Para të gjithave dua të them një gjë që është shumë e vërtetë, teksti i këngës është magjia e këngës, teksti është çelësi i suksesit. Ne kemi besuar shumë në këtë projekt dhe fatmirësisht ka dal ashtu siç e kemi menduar", u shpreh Krasniqi.

Gërguri:  Më mirë që nuk pat asnjë femër se më duket se e kanë tepruar

“Duke menduar më shkoi ide të shkojmë në stacionin e trenit në Prishtinë , ku akoma ka mbetur me ato ndërtesat e vjetra, dhe ajo ka asociuar në shumë gjëra sepse gjithmonë është një lloj nostalgjie në stacion sepse njerëzit shkojnë dhe vinë në të gjithë kohën. Hekuranit i pëlqeu ideja shumë , dhe shkuam drejt në stacion, ishte paradite ora 11:00-12:00. Pritëm pak deri sa na lëshuan lejen me xhiruar sepse stacioni është publik, por nuk kemi pasur probleme të mëdha , dhe filluam ku për një gjysmë dite përfundoi. Koicidenca ishte se erdhi treni dhe ne nuk e kemi paramenduar që do të vijë, kameramani ishte duke xhiruar , dhe erdhën ata na thanë ta ndërpremë, por ai nuk e ka ndal dhe ka xhiruar udhëtarët kur kanë zbritur krejt spontan. Ka qenë edhe një vajzë mbrapa që ka qenë në telefon tërë kohën por ka qenë në blur, tërë kohën ka qenë jo në plan të parë por u kap në ekip.  Gjithçka ka qenë spontane përpos neve që këna aktru në një far mënyre, kemi kënduar. Në fund duke biseduar më mirë që nuk pat asnjë femër se më duket që e kanëtepruar pak me këto, edhe me zhveshje, edhe fundi i fundit këtë këngë po e dëgjojnë shumë. Nuk e kemi ba këngën për me u pa por me u dëgjuar . Kur e ka kaluar shikueshmërinë mbi  1 milion ajo domethënë që ka pas sukses pavarësisht klipit, edhe po të ishte më i dobët nuk do të kishte rëndësi sepse ka dal kënga shumë e mirë", tha ai.

Agimi ka treguar se cilat janë arsyet që ai dhe grupi “Fisnikët” nuk janë shumë aktiv në skenë.

Ai tregon që janë më të angazhuar në mbrëmje live dhe nuk i japin shumë rëndësi të bëjnë klipe.

Gërguri: Mbas luftës ndryshoi gjithçka

"Mbas luftës ndryshoi gjithçka u hap përsëri televizioni por nuk e kishte me atë magjinë që e ka pas në ato koha. U hapën shumë televizione jo aq kualitative, dulën edhe grupe tjera dhe u bë një ushtri e madhe e këngëtarëve. Ne vazhdojmë përsëri por më shumë në mbrëmje live se sa që i kemi jep rëndësi për me dal në evente, edhe pse na kanë thirrur por kemi filluar me i ndal. Kemi qenë  edhe në festivale në Kosovë edhe në Shqipëri  por jo që kemi bë ndonjë gjë produktive gjithë kohës, një lloj tërheqje e jona, por që kemi kënduar live na kanë thirr shpesh. Diçka të re kemi bë në vitin 2009, por jo diçka me i bërë reklamë shumë të madhe këngëve, i kamë lënë kush i dëgjon i dëgjon kush jo jo, klipe nuk kemi bërë shumë. Në të gjithë karrierën time kemi 2-3 klipe. Jemi grup që i dëgjon publiku përmjet CD. Nuk i kamë jep shumë rëndësi . Kjo me Hekurani n ma zgjoi vullnetin të shkruaj diçka të mirë", tha Gërguri.

Se a ka plane Grupi “Fisnikët” për ndonjë koncert në të ardhmen, këtë më së miri e tregon vokalisti.

Gërguri: Koncert për 40 vjetor

“Edhe katër  vjet Fisnikët i bëjnë 40 vjet që janë në skenë. Dhe jam duke menduar që të filloj të bëjë një përgatitje për tri koncerte një në Prishtinë një në Tiranë dhe një në Shkup. Por jo vetëm ne me marr pjesë , ma merr mendja që do të jetë grupi më i zgjeruar, komplet live. Me pas ndoshta edhe mysafirë me begatu pak atë koncert. Një herë jo ndonjë gjë të madhe.”

Hekurani  nga ana tjetër, duke treguar arsyen se pse ka qëndruar larg skenës kohëve të fundit, tha se kaosi në Kosovë ka ndikuar për një vendim të tillë.

Krasniqi: Është një kaos

“Me të vërtetë është një kaos, dhe jo menjëherë pas luftës pos nga viti 2005, që deri në atë vit kemi qenë hiperaktiv me muzikë cilësore, dhe ne kemi pasur fatin që më njerëz profesionist te ekzekutojmë në mënyrën më të mirë të gjitha veprat. E dyta është rënia e ekonomisë në Kosovë në një farë mënyrë i obligojë të gjithë pronarët e lokaleve të dinë vetëm një gjë : Si ti shesin pijet. Një njeri kishte sintin e vet, mikrofonin e vet, zërimin e vet , ose një njeri me cdplayback , dhe u shitën pijet. Por për të mos i hy në hak ka vende të cilët e dinë këtë zanat si ta bëjnë dhe ofrojnë shërbime të mira për klientët e vet, aspektit të shërbimit edhe të muzikës. ...Kur themi kemi pauzuar atëherë unë them se ka pas një arsye të logjikshme krahas kaosit në shoqërinë tonë...Muzikën nuk do ta lë deri sa të më lë zëri, dhe kur të më lërë zëri deri sa t ë më lërë fuqia, sepse nuk bëjë muzikë vetëm për vete, bëj muzikë edhe për tjerët”, ka thënë ai.

Sipas Agim Gërgurit  dhe gabimi më i madh i këngëtarëve,  është huazimi i këngëve  që ata bëjnë nga vendet e huaja.

Gërguri: Është palidhje të kopjojmë nga popujt tjerë

“Popujt e vjetër e kanëmuzikën e njëjtë kudo në botë dhe normal që ne më shumë është dashtë ta prodhojmë muzikën tonë.Ballkani ka marrë shumë prej folklorit të shqiptarëve, është një kitarist serb shumë i njohur e kam dëgjuar që ka thënë që unë inspirona nga jugu i Serbisë që është Kosova dhe Shqipëria. Edhe një kliranitist që është shumë i njohur frymëzohet prej muzikës shqiptare. Aq jemi të pasur sa edhe në hip hop mund të gjesh elemente të ritmeve shqiptarë, por edhe të çiftelisë që amerikanët shumë mirë e kanë shfrytëzuar, e ne është palidhje të kopjojmë nga ata ta bimë muzikën e kopjuar” tha Agimi.

Sipas Agimit, xhelozia dhe fyerja në mes këngëtarëve tani është prezente në Kosovë,  duke thënë se në kohën kur ai ka qenë shumë aktiv nuk ka pas aspak xhelozi, por vetëm ndihmë ndaj njëri tjetrit.

Gërguri: Ka filluar xhelozia

“Në vitet 80 kur kemi filluar ne ka qenë e kundërta domethënë xhelozi nuk ka pas aspak. I kemi ndihmuar njëri-tjetrit shumë, sepse instrumente të mira ka pas pak, dhe një kitare ndoshta është përdor në radio prej 5-6 grupeve dhe e kanë dhënë pa hezitim pa problem. Edhe në koncerte i kanë vënë në skenë instrumentet dhe ato i kanë përdor të gjithë dhe kemi kaluar shumë mirë. Për sot nuk e di se nuk jam shumë i kyçur se çfarë është duke ndodh, por po më duket që ka filluar xhelozia ndoshta edhe fryja ndërmjetvete por atëherë nuk ka pas”, ka shtuar ai.

Për fund dyshja  tregoi  se janë duke përgatitur një tjetër  bashkëpunim  me motive ritmike.

Gjithashtu, ata kanë theksuar se do të bëjnë  edhe disa eksperimente në përpunimin e disa këngëve të vjetra shqiptare.

Krasniqi: Nuk ndalen bashkëpunimet

Në këtë studio ka filluar realizimi i këngës së dytë me Agimin dhe grupin “Fisnikët” është një këngë me të vërtetë e bukur, është ritmike dhe po presim pjesën e magjishme të tekstit sepse nuk po fillon asgjë pa e përfunduar tekstin Agimi. Përndryshe muzika është gati pritet edhe inkuadrimi i një solo instrumentistit të cilin nuk e kemi vendosur ende se kush do të jetë ai. Pritet teksti dhe të incizohet . Kështu që do ta kemi edhe një duet me Agimin dhe “Fisnikët” kësaj radhe një muzikë ritmike shumë të bukur, por ka edhe shumë gjëra tjera që do i përmendim me kohë.Por e bukura është që bashkëpunimin nuk do ta ndërpresim këtu me Agimin . Dhe e treta e vërteta është se në këtë studio ku të gjitha bëhen autoriale domethënë nuk ka kopjime, ne do të përpiqemi që disa këngë të vjetra popullore që edhe nuk ju dihen autorët, por edhe që ju dihen autorët por që j anë shumë të vjetra , ne do ta bëjmë një eksperiment së bashku me Agimin që ti sjellim para publikut në mënyrë të riorkestruar dhe besoj me një sens pak më atraktiv për kohën”, tha Hekuran Krasniqi.

Kënga “Ajo më mbyti”, u publikua më 3 shtator të këtij viti, dhe ka marrë më shumë se 1 milion klikime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat