Shkëlzen Doli ‘u mbyll gojën’ kritikëve që dyshuan për Koncertin e Vjenës në Tiranë

Muzikë

Shkëlzen Doli ‘u mbyll gojën’ kritikëve që dyshuan për Koncertin e Vjenës në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 20:08
Shkëlzen Doli

36 artistë do të performojnë në koncertin e Vjenës që do të mbahet për herë të parë në tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Shkëlzen Doli, violinist në filarmoninë e Vjenës, i cili së bashku me artistët e tjerë do të përdorojnë koncertin në tiranë.

“Të nderuar miq dhe artdashës ! Dëshiroj të ndaj me Ju kënaqësine dhe emocionin se mezi pres të performoj me Ansamblin Filharmonik të Vjenës në Tiranën e bukur më 02.01.2017. Nga Vjena do vinë 36 artistë për të shfaqur për herë të parë në Shqipëri në mënyre kaq autoktone perlat e artit Vjenez. Per t'Ju uruar sëbashku me mua të gjithë shqiptarëve këtë radhë live nga Tirana një vit të mbarë dhe me sa më shumë harmoni.  Juaji Shkëlzen Doli”, shkruan Doli teksa ‘u ka mbyllur’ gojën kështu kritikëve të shumtë të cilët nuk kanë besuar se ky koncert do të mbahej në Tiranë që, por ishte thjesht një reklamë e kryeministrit Rama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat