Kozma Dushi për Festvalin e RTSH-së: Më i dobëti që kam parë

Muzikë

Kozma Dushi për Festvalin e RTSH-së: Më i dobëti që kam parë

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 16:08
Këngëtari Kozma Dushi

Këngëtari Kozma Dushi nuk e ka përmbajtur veten ndaj Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.  Në një status në rrjetin social Facebook, Dushi shkruan se ky është edicioni më i dobët që ka parë në 55 vite.

Ai ndjehet i revoltuar nga fakti që në festival nuk u përmend asnjë nga veteranët e Festivalit të RTSH-së. Sipas tij “duhen zhdukur ata muzakantë që u tallën me djersën e këngëtarëve të vjetër si Toninin, Luani, Irma etj”.

Statusi i plotë
Miqt e mi! Në 55 vite nuk më kanë zënë sytë festival më të dobët se ky. Stonatura, ulëritje, çjerrje, këngë super të dobëta. Nuk përmendën asnjë artist nga ne. Edhe me Vaçen u tallën. Nuk bëhet festival me ata që kanë kaq vite që e sabotojnë atë festival. Drejtori duhet të marrë masa për këtë turp. Duhet t’i zhdukë ata muzikantë që u tallën me djersën tonë, të Toninit, Luanit, Emës, Irmës… etj. Miqësisht Komi

Edicioni i 55-të i Festivalit të RTSH-së përfundoi mbrëmjen e djeshme, dhe këngëtarja që u shpall fituese e që do të na përfaqësojë në EuroSong është Linda Halimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat