Ndërron jetë kantautori anglez Peter Sarstedt

Muzikë

Ndërron jetë kantautori anglez Peter Sarstedt

Më: 9 janar 2017 Në ora: 12:28
Këngëtari dhe kompozitori, Peter Sarstedt

Këngëtari dhe kompozitori, Peter Sarstedt, i njohur më së shumti për hitin e vitit 1969, “Where Do You Go To (My Lovely)?”, ka ndërruar jetë në moshë 75 vjeçare.

Familja e muzikantit ka lëshuar një kumtesë për të konfirmuar vdekjen e tij.

Në gjashtë vitet e fundit, Sarstedt ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë trunore që shkakton probleme me baraspeshën, lëvizjen, shikimin, të folurit dhe gëlltitjen.

Kënga më e famshme e tij, “Where Do You Go To (My Lovely)?” flet për një vajzë të varfër, e cila bëhet pjesë e grupit të pasanikëve evropianë.

Në shkurt të vitit 1969, kjo këngë ishte në krye të top-listave britanike për katër javë rresht.

Po ashtu, ishte e para edhe në top-listat e vendeve tjera, ndërsa fitoi çmimin “Ivor Novello” për kompozimin më të mirë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat