Strugë: Nostalgji për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Muzikë

Strugë: Nostalgji për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 shkurt 2017 Në ora: 19:08
“Kori i fëmijëve Shqiptar”

“Kori i fëmijëve Shqiptar” dhe këngët e tyre, të viteve 60’’-70’’, kujtohen dhe dëgjohen edhe sot me shumë nostalgji, në Strugë.

Një set me fotografi  i “Korit të Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishi, një ndër mësuesit e parë, që kanë bërë bujë në vitet 70’ në Strugë, e trojet shqiptare, ka risjellë nostalgjinë e muzikës burimore shqiptare së asaj kohë, nëpërmjet fotografive dhe pllakave të gramafonit.

Ka qenë këngëtari Haxhi Dauti, nxënësi i viteve të para të shkollës, që së bashku me mësuesin e parë të muzikës Kaim Murtishi, javën e kaluar që kan kujtuar së bashku kohën, kur Dauti i cili prej vitesh jeton në SHBA, ishte një nga pjestarët e Korit të muzikës për nxënësit shqiptarë” në Strugë. 

Krah tyre, shihen edhe emra të tjerë të njohur të muzikës, si artistë dhe këngëtar të cilët u bën më pas edhe yje të skenave të estradës shqiptare, të cilët duken shumë të rinj në këtë foto, dhe duhet gjetur secilin me kujdes…..

“Që të gjithë kemi një nostalgji për fëmijërin tonë - qoftë ajo e lumtur apo e vështirë”, tha Rrock stari strugan në SHBA, teksa po vizitonte këto ditë dimri, qytetin e tij të dashur Strugën.

“I kam kënduar këtij qyteti me shumë dashuri dhe mall, shton Dauti, por sa më shumë vitet ikën - kam më shumë mall e dashuri për Strugën dhe struganët, e cila është një perl e vërtet dhe me njërëz të mrekullueshëm”.

Javën e kaluar në Strugë, Haxhi Dauti, ndoshta përjetojë edhe suprizën më të madhe të jetës së tij, i ftuar nga mësuesi i parë i muzikës, në Strugë, muzikologu i njohur Kaim Murtishi, i cili tregoi shumë të pathëna për jetën familiare, fëmijërinë dhe atë profesionale, të Haxhi Dautit, dhe mësuesve, nxënëseve,  artistëve dhe muzikantëve të Strugës, dhe kantundeve për rreth saj.

Ish nxënësi i tij dhë mësuesi i muzikës ndan me këtë rast shumë momente, të cilat as që do mund të imagjinoheshin për fëmijërin.
 Kaim Murtishi, i cili është një enciklopedi më vete, është veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës shqiptare, i cili ka bredhur me vite të tëra në çdo fshat, qytet, shtet dhe madje në kontinentet e botës , perfshire edhe disaporen ne SHBA, pra kudo aty ku jetonin dhe punonin bashkëqytetarët e tij, vetëm për tu marrë një dëshmi, apo për tu regjistruar në magnetofon një këngë…

Ai në vite e në kohë të ndryshme ka dokumentuar si ngjarje te bujshme, apo histori më pak të bujshme, por dhe shumë ngjarje njerëzore, per ta bëre veprën e tij sa më të afërt për lexuesit e të gjitha shtresave, ka shkruar disa libra. Herë me dokumenta arkivore, herë me materiale gazetash, herë me ndonjë fotografi të vjetër dhe herë – herë edhe me ndonjë këngë, u jep lexuesve vit për vit copëza nga jeta e shqiptarëve qe jetojnë përgjatë Drinit, në viset e trajektores Strugë – Ohër …

Kështu ndodhi edhe me ish nxënësin e tij- javën e kaluar.

Ai duke i treguar si një ciceron akivën e tij të pasur, të cilën do t’a kishte zili edhe një arkiv shtetërore, Kai si i thërrasin struganët, e bëfasojë këngëtarin strugan Haxhi Dauti, aktualisht Kryetar i Këshillit shqiptaro amerikan, për më shumë se 25 vjet në SHBA.

Një set me fotografi të cilat i përkasin gjysmës së shekullit të kaluar, natyrisht që të mallgjejnë - Ato janë të ruajtura me kujdes, dhe të kthejnë edhe një herë në vitetet më të bukura të fëmijërisë, ashtu siç është vet shkolla, ose pjesa më nostaligjike e jetes për çdo fëmije. Pra, të lë një ndenjësi të veçantë me shumë mall e dashuri shkollën,  për mësuesin e parë dhe shokët e shoqet, të cilat tashmë janë të ngjizuara në mendjen e secilit dhe nuk harrohen kurrë, për çdo fëmijë.

Fotografitë, e Kaimit, i përkisinin viteve 1970 - 1973, dhe janë marrë nga kori i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, ku Kai - mësuesi i muzikës, etnologu i njohur, jo vetëm në rrjedhën e Drinit, por në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare e diasporë, për studimet e tij,  kishte ngritur 50 vjet më parë me të gjitha isturmentat muzikore , mandolinë, kitarr, firsamonik, defi, klarineta, çiftelia, e të tjera “Korin e Fëmijëve Shqiptar”

Kor ky tregonë Kaimi që dolën më pas dhjetëra këngëtar dhe artistë të shquar të muzikës dhe foklorit burimor shqiptar, të cilët shkëlqyen në skenat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, dhe diasporë. 

Një ndër ata, tha ai ishte edhe Rock stari strugan Haxhi Dauti - i cili qendron në mesin e këtyre fotografive nostaligjike, të fëmijërisë së tij me korin “Korin e Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishin.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat