Adele dhe Bowie fitojnë nga pesë çmime Grammy

Muzikë

Adele dhe Bowie fitojnë nga pesë çmime Grammy

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:22
Adele, Los Angjelles, 12 shkurt 2017.

Këngëtarja britanike, Adele, fitoi pesë çmime Grammy, që i ndan industria muzikore e Shteteve të Bashkuara.

Adele, mes tjerash, fitoi çmimin e vitit për këngën Hello dhe çmim për albumin e titulluar “25”.

Ceremonia e 59-të e çmimeve Grammy është mbajtur të dielën mbërëma në Llos Angjelles.

Këngëtari i ndjerë i rock-ut, David Bowie, po ashtu fitoi pesë çmime. Kënga e tij Blackstar mori çmimin e rocku-t më të mirë.

Bowie ka vdekur nga kanceri në janar të vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat