Gregg Allman anulon koncertet e këtij viti

Muzikë

Gregg Allman anulon koncertet e këtij viti

Më: 14 mars 2017 Në ora: 14:02
Rokeri legjendar Greg Allman

Rokeri legjendar Greg Allman lajmëroi të hënën se ai nuk do të bëjë turne më 2017, dhe se koncertet që i ka caktuar për muajin qershor nuk do t’i mbajë.

Nuk janë dhënë arsye për koncertet e anuluara, por besohet se problemet shëndetësore të viteve të fundit e kanë ndaluar rokerin nomad që të mbajë koncerte në kapacitet të plotë, shkruan Rolling Stone.

“Është vendosur që Gregg nuk do të bëjë turne më 2017”, shkruan në ueb-faqen e Allmanit. Allman edhe pak vite më parë i kishte anuluar koncertet e tij, pikërisht për shkaqe shëndetësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat