Ed Sheeran tejkalohet në top lista nga ky këngëtar!

Muzikë

Ed Sheeran tejkalohet në top lista nga ky këngëtar!

Më: 16 prill 2017 Në ora: 13:01
Ed Sheeran dhe Harry Styles

Ed Sheeran ka qenë për 13 javë rresht në majë të top listave

Këtë e ka ndryshuar Harry Styles, me këngën e tij debutuese si solo artist. Ai e zuri vendin e parë këtë javë me këngën e tij “Sign of the Times”, një baladë e fuqishme që sinjalizon një drejtim të ri në karrierën e këngëtarit.

Kënga e Styles është shitur vetëm 3.000 herë më shumë se ajo e Sheeran, mirëpo kjo ka mjaftuar për ta tejkaluar atë.

Megjithatë albumi i Ed Sheeran qëndron në majë të listave, me këngët e tij Shape of You dhe Galway Girl në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht. 5 të parët mbyllen nga Clean Bandit dhe Drake, me këngët e tyre Symphony dhe Passionfruit.

Shape of You gjithashtu ka qenë numër 1 për 10 javë rresht në billbordin “Hot 100”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat