Paul Weller ka zbuluar që ai dhe Noel Gallagher e kanë shkruar gjysmën e një kënge potenciale për këngën kryesore të James Bond-it.
Këtë javë, publikohet albumi i 13-të i Weller-it, “A Kind Revolution”, shkruan NME.
Tani, ai ka zbuluar ambiciet e tij për ta shkruar një këngë për librin e ardhshëm të agjentit 007, dhe ka thënë se po punon me ish-kitaristin e bendit Oasis.
“Dua ta shkruaj një melodi për James Bond-in”, tha ai për BBC.
“E kam një gjysmë kënge në të cilën kemi punuar unë dhe Noel Gallagher, dhe mendoj se do të ishte një melodi e mrekullueshme e Bond-it”, shtoi ai.
Producentët e James Bond ende nuk e kanë realizuar zyrtarisht këngën për James Bond.