Erik Grainca një emër që premton në skenën muzikore - Bota Sot
Erik Grainca një emër që premton në skenën muzikore

Muzikë

E hënë, 11 dhjetor 2017

Erik Grainca një emër që premton në skenën muzikore

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 21:48
?Erik Grainca

Të jesh i suksesshëm që në moshë të hershme të fëmijërisë dhe të arrish suksese të konsiderueshme, është gjë me vlerë dhe për t’u mburrur.

Artisti i talentuar si Erik Grainca, sukseset i ka përjetuar që në moshën 8 vjeçare dhe deri më tani në skenën muzikore për fëmijë ka shënuar suksese të shumta.

Eriku deri më tani ka realizuar 8 këngë, kurse është dalluar edhe me pjesëmarrjen në festivale të ndryshme të muzikës për fëmijë, ku edhe ka arritur të fitojë çmime të shumta, duke u vlerësuar si një nga talentët më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Kurse si një nga të arriturat më të mëdha të djaloshit 13 vjeçar nga Ferizaj, konsiderohet pjesëmarrja në edicionin e parë të Festivalit “Sidorela Fest”, me ç’rast Eriku ka fituar çmimin e parë të festivalit si dhe çmimin e publikut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test