Flet muzikanti dhe klarinetisti Azem Haliti: Nga 24 konkurrues nga komisioni jam vlerësuar në vendin e 7 në Republikë - Bota Sot
Flet muzikanti dhe klarinetisti Azem Haliti: Nga 24 konkurrues nga komisioni jam vlerësuar në vendin e 7 në Republikë

Muzikë

E premte, 15 dhjetor 2017

Flet muzikanti dhe klarinetisti Azem Haliti: Nga 24 konkurrues nga komisioni jam vlerësuar në vendin e 7 në Republikë

Nga: Albert Z. Zholi Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:05
Azem Haliti

Një klarinetist që ka mbaruar shkëlqyer Akademinë por i papunë. Emigrimi në Francë bëri që të konkurrojë në disa vende që e mirëpritën dhe e përgëzuan. Por duke pasur vetëm një vizë turistike  për të shkuar tek i vëllai bëri që të kthehet sërish në atdhe. Një klarinetist që kërkon punë në mësimdhënie por ende rrugët nuk po i gjen. Nga 24 konkurrues dhe nga komisioni në Universitetin e Arteve është  vlerësuar në vendin e 7 në Republikë.

Si lindi dëshira për klarinetën e kishit një trashëgimi familjare apo rastësisht?

Që në vogëlinë time ndiqja orkestrën e RTSH, më tërhiqte shumë muzika klasike.

Kam dhe trashëgimi familjare por që janë amator dhe kanë ndjekur muzikën tradicionale shqiptare.

Kur ke filluar të interpretosh për herë të parë me klarinetë dhe ku?

Kam filluar studimet për klarinetë në vitin 2004 në  shkollën artistike “Naim Frashëri” në Vlorë.

Dhe aktiviteti i par ka qenë direkt mbas 4 muajsh që filloja ta zotëroja atë instrument. 

4 vitet e shkollës të mesme i kam mbaruar me profesorin tim të nderuar Artan Shabani që sot është klarinetisti i ansamblit të shtetit.

Çfarë ke interpretuar për herë të parë, këngë, kaba, apo pjesë të ndryshme?

Për herë të par kam interpretuar romancën e mrekullueshme të kompozitorit shqiptar Albert Paparisto.

Kush është e veçanta e klarinetës si vegël muzikore?

Veçantia e instrumentit të klarinetës është,sepse futet në çdo zhanër muzikor,asnjë instrument nuk e ka  këtë veçanti. Në Shqipëri normal është i dëgjuar shumë në muzikën popullore traditave të dasmave. Por përsa i përket repertorit klasik është shumë i pasur.

Me cilin grup apo shoqatë je përfshirë në Vlorë nëpër aktivitete dhe ku keni marrë pjesë?

Kam marrë pjesë në shumë aktivitete si në muzikën e dhomës si në formacione orkestrale po ashtu dhe në atë solistik.

Konkurrimi në Akademinë e Arteve si erdhi, kush ishte në Komision dhe çfarë pjesësh luajtët? Si u vlerësuat?

Konkurrimi erdhi mbas një studimi shumë intensiv .Me një sedër dhe zëmër shumë konkurruese dhe me një pasion shumë të zjarrtë. Dhe për atë situatë 1 vit para konkursit dua të falënderoj familjen time dhe,Profesorin tim që më ka ndenjur pranë Artan Shabani. Në komision ka qenë, Prof. Fatos Qerimaj, Mirjan Hasi dhe Prof Kiço Dako. Kam luajtur 2 pjesë, koncertino nga kompozitori K .M. Veber dhe Koncert nga kompozitori Franz Krommer. op. 36.  Ishim 24 konkurrues dhe nga komisioni jam vlerësuar në vendin e 7 në Republikë. Dhe më erdhi  çudi më vonë ku isha student në Tiran gjysma e atyre që ishin sipër meje ngelën se kaluan dot as vitin e par.

Në Akademinë e Arteve a u angazhuat në aktivitete të ndryshme muzikore dhe ku?

Po kam qenë pjesëmarrës në shumë aktivitete, 2 vjet kam qenë klarinetisti i orkestrës simfonike të universitetit.

Pas përfundimit të Akademisë si vazhdoi rrugëtimi juaj me klarinetë?

Mbas mbarimit filloi një etapë ndryshe mendoja ku do të punoja, pash që gjërat në Shqipëri nuk po funksiononin mirë. Vajta në shumë vende por as derën nuk më hapnin. Më ngjante vetja sikur isha njeriu më i pa vlerë dhe s’kisha ç’ti jepja shoqërisë shqiptare. U detyrova emigrova.

Keni qenë disa kohë në Francë a e ushtruat profesionin tuaj dhe ku?

Po, kam qenë 1 vit e gjysmë, u strehova te vëllai im. Por sapo vajta ngjitur me shtëpinë ku rija ishte konservatori, dhe shkova bashkë me vëllain sepse nuk e dija gjuhën. Takuam profesorin e klarinetës i cili më dëgjoi. Më pyeti ku punon?  I thash i pa punë. U habit. Kam bërë 2 kërkesa në orkestrat frymore të qytetit .dhe më dëgjuan ngelën të mahnitur direkt në të dyja orkestrat klarinetisti i parë i orkestrës frymore të qytetit të Trojesit dhe i orkestrës frymore të qytetit Sansavinë. Pas 2 muajsh marr pjesë si solist ku aty vlerësohem me çmimin, “Interpretimi profesional”.

Aktualisht Vlora a ka aktivitete muzikore që ju aktivizoheni?

Vlora më vjen shumë keq që e them por është katandisur më keq së çka qenë. Pallati kulturës është katandisur si një bunker, as aktivitete as edhe një gjë. Nuk ka as drejtor. Teatri Vlorës fton orkestrat e Tiranës për të thënë që ja ne aktivizohemi. Orkestra e estradës është shkrirë. Nuk kam asgjë personale me drejtorin e atij teatri, por që të ri një drejtor mbi 10 vjet në detyrë drejtor unë nuk kam par kurrë. Jeta artistike në Vlorë është bërë tamam një kazan pa gjelle brenda. Nuk mund të drejtohen vendet e artit dhe të kulturës me militant partiak. Arti me politikën janë dy gjëra komplet të kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test