Në 14 prill publikohet dokumentari për jetën e Elvis Presley - Bota Sot
Në 14 prill publikohet dokumentari për jetën e Elvis Presley

Muzikë

E mërkurë, 20 qershor 2018

Në 14 prill publikohet dokumentari për jetën e Elvis Presley

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:45
Elvis Presley

AI është konsideruar si një nga ikonat e muzikës botërore, ku në 16 gusht 2017 fansat e tij në të gjithë botën përkujtuan 40-vjetori e vdekjes së mbretit të rokenrollit, Elvis Presley. Në vitin 1977, në Memphis, ai u gjet në agoni nga partnerja Ginger Alden dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë, për shkak të një krize kardiake.

Pas disa muajsh nga përvjetiri i vdekjes së mbretit, një film dokumetar, i cili zgjat rreth 3 orë do të publikohet për jetën e Elvis Presleyt. Filmi mban emrin “The Searcher” dhe është me regji të Thom Zimny. Bëhet e ditur filmi do të prezantohet në Texas dhe më pas i ndarë në dy episode do të transmetohet nga “HBO”-ja, duke nisur prej 14 prillit.

Dokumentari, që vjen pak muaj nga “The King” i Eugene Jarecki, prodhuar nga Soderbergh e prezantuar në Sundance, tregon mbi jetën dhe karrierën e Presley, që nga rinia deri në regjistrimin e famshëm të “Jungle Room”, i vitit 1976.

Me imazhe të brendisë së Graceland, intervista të muzikantëve, bashkëpunëtorëve dhe artistëve që e kanë njohur, ose janë ndikuar prej tij; foto e video të papublikuara më parë, si dhe një kolonë zanore e Mike McCready, kitaristi i “Pearl Jam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test