Një nga lopët më të vogla në botë u prezantua në Karaçi të Pakistanit.
Lopa e quajtur Mbretëresha është e gjatë 58 centimetra dhe pronari i ka paraqitur një kërkesë Librit të Rekordeve Guinness për të marrë zyrtarisht statusin e lopës më të vogël në botë.
Më herët ka ngordhur lopa më e vogël e quajtur “Rani”, e cila është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness dhe ndodhej në Bangladesh.
Tashmë “Mbretëresha” është në pritje të konfirmimit të rekordit.